Sipas saj, qyteti tashmë e ka birin e vet të kthyer në një bronx, por që mbart një ideal.
“Të gjithë e kanë idhull heroin demokratik, sepse po rikujtohet edhe njëherë vepra e Azem Hajdarit në Tropojë. Ishte moment shumë emocionues. Tropoja tashmë e ka birin e vetë të kthyer në një bronx, por një ideal”, tha Hajdarmataj.
A duhet të ishte bërë më herët kjo?
Ne e kishim në zemër, në mendje, në shpirt, e kemi model dhe tashmë është edhe në një shtatore në mesin e Tropojës. Nuk gjykoj herët apo vonë, tashmë ai është këtu, do ta përshëndesim çdo mëngjes, ky është një ëndërr. Azem Hajdari është i përjetshëm, tashmë me një shtatore shumë të bukur në Tropojë. Vlerat e demokracisë janë në rrezik.
Ka dhe përfaqësues të LSI?
Po është Kryemadhi, u përcoll dhe një përshëndetje nga Presidenti. Të gjithë janë këtu për heroin.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO




