Hajdarmataj: Droga dhe krimi po
cënojnë ekulibrat e shoqërisë në vend

Hajdarmataj: Droga dhe krimi po<br />cënojnë ekulibrat e shoqërisë në vend
Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj teksa ka marrë pjesë në forumin e të zgjedhurve të Ballkanit Perëndimor ka thënë se droga dhe kriminaliteti janë duke cënuar ekuilibrat e shoqërisë në Shqipëri.
 
Përhapja masive e drogës në Shqipëri po cënon ekulibrat social ekomikë jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme’ ka thënë deputetja Mimoza Hajdarmataj.
 
Deputetja demokrate u shpreh se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi dhe në forcimin e demokracisë. Ajo u shpreh se në Shqipëri, Parlamenti dhe institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.
 
Në fjalën e saj Hajdarmataj tha ndër të tjera se në Parlament ligjet po kalojnë me forcën e kartonëve, ligje antihumane dhe në shkelje të plotë Kushtetutës, duke iu referuar rastit më të fundit, importit të plehrave, ku ka një vullnet kombëtar në kundërshtim të plotë me atë të qeverisë dhe mazhorancës.
 
Prej tri vitesh shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga qeveria, por përkundrazi papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e jetës së tyre ndërsa shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim. Opozita me grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Hajdarmataj.​
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten