'Hajdute e 5 mln Eurove në dogana'/ Spiropali: Me Vokshin shihemi në gjyq, mendjelehti Basha...

'Hajdute e 5 mln Eurove në dogana'/ Spiropali: Me Vokshin shihemi në gjyq, mendjelehti Basha...

TIRANE- Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali do të padisë në gjykatë për shpifje ish-deputeten demokrate Albana Vokshi. Ministrja tha sot se mazhoranca është e hapur për dialog me Lulzim Bashën dhe opozitën për të reformuar sistemin zgjedhor, por ajo tha se nuk do të bëhet asnjë hap sa i përket reformës në drejtësi. Albana Vokshi u përgjigj përmes një postimi në Facebook duke thënë se shpifjet dhe propaganda e antiopozitare e Edi Ramës, përmes elisave të tij, nuk e ndryshojnë dot të vërtetën, ndërsa deklaroi se 'me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milionë eurove në dogana, përfundon në burg'.

"Shpifjet dhe propaganda e antiopozitare e Edi Ramës, përmes elisave të tij, nuk e ndryshojnë dot të vërtetën Nr.1 se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave. Shpifjet dhe propaganda antiopozitare nuk ndryshojnë dot as të vërtetën Nr.2 se OSBE/ODIHR konfirmoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje demokratike. Rastet e kriminelëve në Bashkitë e Shkodrës dhe të Vorës, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, treguan se Edi Rama e ka lidhur pazgjidhshmërisht fatin e tij politik me krimin.

E vërteta Nr. 3 është se Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave dhe kriminelët e tjerë me të cilët ata kanë ardhur dhe qendrojnë në pushtet. Elisat e dinë se Edi Rama është një kufomë politike apo siç kanë nisur t’i thonë disa të tjerë “dead man walking”.

Bashkë me shqiptarët, ne nuk do ta lejojmë ta çojë edhe Shqipërinë në humnerën ku po bie vetë' tha demokratja. I menjëhershëm ishte reagimi i ministres Spiropali që njoftoi se me Vokshin do të përballet në gjykatë për shpifje. "Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit" përfundoi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 06/09/2019 19:11

    Te dyja njelloj jane! Hajdute, lepirese ....shume te mira te shefave te tyre. Me ngjallin neveri kur i shoh!

    Përgjigju
  • Vjollca: 06/09/2019 17:51

    O Albanaaa e di ti nje nga batutat e protestave te 1997 ne vlore se kush ishte ... vetem ju doni te jeni ne maj kalit se karli vetem Per ty eshte

    Përgjigju
  • Robi: 06/09/2019 17:47

    Ca merresh me Vokshin që sa herë flet nxjerr llapen jashtë. Ta shpif, surratgerdalla, ngjan si e dalë nga cmendija, surratshpifur, si plakë 87 vjeçare.

    Përgjigju
  • Spaghetti ala Puttanesca: 06/09/2019 17:43

    Kto te bandes se Shpelles , kane nji Repertor shume te Pasur Shpifjesh . C'mundet te presesh me shume ,nga nji si Kanibale Kazani si kjo vOKSH Kafshe e etur !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja