“Hajdutët e Energjisë”, Tahiri: Aksioni, deri kur të pritet teli i fundit i paligjshmërisë
- Ministri i Punëve të Brendshme inspekton punën e Policisë në aksionin “Hajdutët e Energjisë” TIRANË, 24 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka inspektuar sot punën e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe grupit të punës të ngritur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE), në kuadër të […]
/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka inspektuar sot punën e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe grupit të punës të ngritur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE), në kuadër të operacionit "Hajdutët e Energjisë", në zonën tek fusha e Aviacionit.
Gjatë inspektimit, Ministri Tahiri ka theksuar se ky operacion do të përfundojë vetëm atëherë kur të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike të jenë proceduar. "Kur teli i fundi i paligjshmërisë të pritet, vetëm atëherë do të përfundojë aksioni "Hajdutët e Energjisë"", theksoi Tahiri në fjalën e tij.
Duke përshëndetur punën e Policisë së Shtetit në këtë aksion, Tahiri është shprehur se Policia e Shtetit është në këmbë për të ndaluar çdo formë të shkeljes së ligjit. "Siç e shihni ne kemi ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka në krye të punës së saj mbrojtjen e qytetarëve nga shkelësit e ligjit. Prandaj jo vetëm vjedhja e energjisë elektrike apo aksione të tjera si këto, por të gjitha format e shkeljes së ligjit janë në vëmendje të Policisë së Shtetit dhe punës së saj për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve", theksoi Tahiri në një prononcim për mediat, gjatë inspektimit të aksionit të policisë "Hajdutët e Energjisë. Gjatë inspektimit të Ministrit Tahiri ishte i pranishëm edhe Arben Seferi, kreu i Operatorit të Energjisë Elektrike (OSSHEE).
Rezultatet e operacionit "Hajdutët e Energjisë", për ditën e djeshme:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar kontrollet e përbashkëta në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike si dhe për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Gjatë ditës së dielë, në të gjithë vendin kanë vepruar 66 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët, biznese dhe familjarë, janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 903 raste, si dhe janë ndërprerë 602 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Kontrolli po vijon në bazë zone, duke kontrolluar fidrat dhe kabinat me radhë si dhe abonetët, biznese dhe familjarë, që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike, ku gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 168 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13