BRUKSEL- Një hajdut ka hyrë me forcë në makinën e Kryeministrit të Belgjikës, Elio di Rupo duke arritur ti vjedhë laptopin dhe sende të tjera personale. Zëdhënësi i kryeministrit ka përgënjeshtruar për mediat zërat se në laptop ndodheshin të konservuara sekrete shtetërore apo detaje delikate mbi familjen mbretërore.

Vjedhja ndodhi këtë të hënë, në qendër të Brukselit ndërkohë që di Rupo ishte në palestër dhe grabitësi ka përfituar nga rasti dhe kur shoferi personal i Kryeministrit Belg kishte lënë për një moment makinën vetëm, ndërkohë që kishte hyrë në një librari. Pasi kishte thyer xhamin e një nga dyerve të pasim të automjetit i tipit Audi A6, grabitësi ka marrë nga brendësia e makinës laptopin personal të Kryeministrit belg dhe sende të tjera personale si një valixhe dore, kostumin dhe karikuesin e telefonit.

Pak pas ngjarjes di Rupo ka bërë denoncimin e tij në polici ndërkohë që mediat vendase kishin hedhur hipotezën se në laptopin e kreut të qeverisë belge konservoheshin sekrete shtetërore dhe detaje delikate mbi familjen mbretërore. Këto lajme janë përgënjeshtruar më pas nga zëdhenësi i di Rupos i cili deklaroi se në laptop gjendeshin vetëm “shënime personale dhe disa dokumente pune”.

Gjithastu, ky i fundit, përjashtoi mundësitë e rrjedhjes së informacioneve delikate apo sekrete pasi vet laptopi ishte tepër i sigurt por edhe dokumente të këtij lloji transportohen sipas procedurave dhe rregullave strikte.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)