VLORE - Nisen për të vjedhur sende të çmuara në parkun arkeologjik të Amantias në Vlorës, e teksa “finalizojnë” misionin e tyre me sukses, zbulojnë një varr antik që sipas ekspertëve i përket shekullit të katërt.
Zbulimi besohet të jetë bërë një vit më parë, teksa persona të paidentifikuar, gjatë gërmimeve për sende me vlerë kanë zbuluar varrin e lashtë, të cilin e shikoni në këto pamje dhe që tashmë është një vlerë e shtuar për këtë park arkeologjik.
Ndërkaq zbuluesit e jashtëligjshëm mësohet se kanë mundur të vjedhin një sërë sendesh me vlerë, si unaza, varse apo monedha që mendohet të jenë rreth 2500-vjeçare.
Këto fakte të trishtueshme i konfirmojë edhe arkeologët që po prej kohësh vijojnë gërmimet në këtë park.
"Këtë varr e kemi emëruar varri 107, vitin e kaluar këtë e gjetëm të shkatërruar dhe të grabitur nga ndërhyrje të paligjshme. Këtë vit bashkë me kolegun Erjon Dari, nga Instituti i Arkeologjisë, kemi ardhur për ta studiuar si arkitekturë." shprehen arkeologët
Fenomeni i grabitjes dhe dhunimit të kësaj pasurie kombëtare sipas arkeologëve është i përsëritur, teksa nuk janë marrë masa për ndalimin e përgjegjësive.
"Gërmimet kanë filluar në vitin 2013. Varri që kemi këtu mbrapa është gjetur vitin e shkuar i grabitur dhe i shkatërruar dhe kështu që jemi detyruar në një farë mënyre të bëjmë një devijim të projektit tonë dhe të merremi me rekuperimin e këtij monumenti përpara se të vazhdojmë me pikat e projektit tonë."-shtuan arkeologët.
Arkeologët i bëjnë apel ministrisë së kulturës të koordinojë punën me strukturat e rendit për ruajtjen e kësaj pasurie.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO