Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Për pasojë ka gjetur vdekjen Artan Arra, 33 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja. 

Viktima, Artan Arra, po kalonte anës rrugës në afërsi të fshatit Nikël, ndërsa është përplasur nga autovetura e cila drejtohej nga  Gentian Bejtja i cili eshte nje person me precedente penale te meparshem, pasi ai ishte autori i vjedhjes se automjetin tip BMW me të cilin u ekzekutua Dritan Lamaj ne shkurt te 2013-es. 

Uniformat blu vetem disa orë më pas kanë mundur te arrestojnë Gentian Bejtjan i cili ka përfunduar dënimin për çështjen Lamaj. Para policise Bejtja ka thënë se nuk e ka parë 33-vjecarin që ka shtypur me makinën me targa serbe te cilen drejtonte. 

Policia e qarkut Durrës po heton për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)