Nuk po e mbaja dot të qeshurën duke lexuar komentin e Esmeraldës në facebook që u drejtohet atyre me dashuri: “...Te dashur hajdute andej kaloni se tek ne skeni se cte merrni...”.
Arbër Azem Shiqerukaj nga Tropoja, po u duket popullit të internetit si një robinhud i kohëve moderne.
Në të vërtetë, lajmi i grabitjes së shtëpisë së ministrit po mbahej pak i fshehtë nga ana e policisë dhe në komunikatën zyrtare nuk është shënuar sasia e parave që janë grabitur nga shtëpia e ministrit. Gazetarët do të vazhdojnë investigimin e tyre dhe ndoshta shpejt do të mësohet se sa ishin eurot në të vërtetë.
Pas rastit të ambasadorit shqiptar në Romë, të cilit grabitësit barezë i morën 5 mijë euro cash në çantën e të shoqes, Ksera është i dyti zyrtar i lartë që kapet nga grabitësit me para “poshtë dyshekut”. E dinë këta zyrtarë që ekzistojnë bankat?