Hajduti vrau dy policë në Itali/ Gjesti i veçantë që bën policia shqiptare përballë Ambasadës (VIDEO)

TIRANË- Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo falenderoi  Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur një nga dy vëllezërit e arrestuar për vjedhje, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por i mori armën policit duke lënë të vdekur në vend dy efektivët, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laSkocia: 07/10/2019 08:21

    bravo

    Përgjigju
  • Ujku plak: 07/10/2019 06:48

    Pershendetje policis shqiptare per veprimin . Po dhe nje vrejtje. Beni nje pun si policet oeuropjan. Jo te beheni bandit diten e te vidhni popullun e te silleni si harbut me popullin . Se kultura fillon nga vetvetja. Filloeni e reflektoni ne fillim te vetvetja nga koka e der te bishti.... e do merni me shum pergezime kur ti bini borive... me ka ndonje punpnjes policie qe bie ne kundershtim me keto qe them, te me shkruaj se ja numeroj me fakte te gjitha. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Dasmori: 06/10/2019 21:18

    Mjaftonte prezenza ne heshtje. Dit djele me sirena duket sikur po shoqerojn ndonje nuse.

    Përgjigju
  • Tirana: 06/10/2019 16:31

    Bravo policia.. une si qytetar kisha nje vrejtje pse nuk lajmeruan edhe popullin shqiptare , mire do te ishte te merrnin pjes edhe popullin te soldarozohemi me ket fatkeqesi qe ka ndodhur ne itali .. kriminelet ne litare rroft policia.

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/10/2019 15:01

    Eshte nje gjest human(dipllomatik)qe sherben per mire,bej mire dhe ti.

    Përgjigju
    • Koz: 06/10/2019 16:31

      Gjest i mirë- por në raste të tilla mbahet një minutë heshtje- zhurma e makinave te policise duket diçka maniakale në kete rast

  • Fase: 06/10/2019 13:54

    Pse kopjoni cdo gje qe bejne tjeret,kte gje e ka bere Polizia ne Rome per nje Carabinier te vrare.Ptuuuuuu vend fase qeverisur nga mashtrues hajdut per 30 vjet

    Përgjigju
    • Gos: 06/10/2019 16:27

      Sesht kopjim, po solidaritet me familjen, policia esht nje familje ne gjith boten, blue line gamily, aq me teper me policin italiane e cila eshte prezente dhe ne shqiperi me mision, plus italia esht e para qe na dnihmon per cdo gje

    • @fase: 06/10/2019 16:08

      Rendesi ka xhesti qe beri Policia Shqiptare qe tregon respekt e pak rendesi ka se kush e ka bere i pari.

    • Arbëri: 06/10/2019 16:04

      Pa koment, për këtë shprehje budallaqe nga fase

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë