Dy telefona celularë dhe 10 mijë lekë të rinj janë vjedhur në një banesë në Këlcyrë. Por ajo që bie në sy është se dera e shtëpisë nuk është hapur me dhunë! Autorët kanë hyrë duke e ditur shumë mirë vendin se ku pronarët e fshihnin çelësin, pikërisht në një vrimë në murin e jashtëm të banesës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku autorët kanë hyrë nga porta kryesore në shtëpinë përdhese në lagjen e ish-ndërmarrjes së bonifikimit. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve.

Vrima te muri i shtëpisë ku ishin futur paratë

Vrima te muri i shtëpisë ku ishin futur paratë

Dera e shtëpisë ku u morën paratë
Komente







