Hajro: Mitingu i PS, përmbyll
epokën e rilindjes në Kolonjë

Hajro: Mitingu i PS, përmbyll<br />epokën e rilindjes në Kolonjë
Dritan Hajro, i cili në emër të opozitës kërkon të drejtojë bashkinë e Kolonjës, thotë se mitingu i djeshëm përmbyllës i PS-së, është fundi i epokës rilindëse në kolonjës. Në një intervistë për Shqiptarja.com ai thotë se nuk ka për rival mjekun Ilia Selfo, por zëvendës kryeministrin Niko Peleshi.

Z. Hajro, PS përmbylli fushatën në Kolonjë. Ju cfarë keni për tu thënë qytetarëve të cilëve ju kërkoni votën?
Kreu i Qeverisë Rama doli dhe gënjeu kolonjarët, i mashtroi sy ndër sy, duke u thënë se arsimtarët nuk ishin në takimin përmbyllës së fushatës së korçarëve në Kolonjë. Ishin atje arsimtarët dhe sot, orët e mësimit u bënë të shkurtuara, këtë mund tua dëshmojnë të gjithë nxënësit, e të gjitha cikleve shkollore në Kolonjë. Skandali i kryeministrit Rama, që turpëroi kolonjarët dhe kolonjaret, duke i ofenduar ata, ishin këto fjalë të shëmtuara dalë nga goja e tij në mes të sheshit, para mikrofonit: "Po të flini me ata, do të gdhiheni me ato". Theksoj se Rama i frikësuar dhe pa temp nuk guxoi të përmendë asnjëherë të vetme në fjalën e tij, se unë jam kandidat i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe i përzgjedhur nga kryetari i saj z.Agron Duka. Harroi t'u kujtojë kolonjarëve se u ka dhënë zero investime në këto 4 vite. Ky ishte takimi përmbyllës, me të vërtetë përmbyllës në Kolonjë, për Ramën dhe Rilindjen.

A e keni të vështirë të merrni vota të djathta kur keni një të shkuar të majtë?
Nuk e kam të vështirë të kërkoj dhe të bind njerëzit për të më mbështetur me votë, flas gjithmonë për njerëz të lirë në zgjedhje dhe votim. E kam të vështirë të marr votat e disa njerëzve që nuk kanë rrugë për të shkuar tek kutia e votimit. Por edhe këta, do të jenë më 20 nëntor, me vetëdije të plotë, prezent për të më mbështetur me votë, sepse duan të dalin nga skamja.

Si e vlerësoni rivalin tuaj, Ilia Stefo?
Kam idenë që ish Këshilltari i PD, sot rilindas dhe kundërshtari im nuk është i dukshëm, i shqueshëm, nuk e shoh askund, për pasojë më mungon mundësia për ta njohur dhe vlerësuar. Por mund të vlerësoj zv.kryeministrin i cili po garon me mua në Kolonjë dhe vlerësoj se Kolonjarët nuk do e votojnë korçarin e serenatave, por do e përcjellin me ison e bukur të këngës burrërore kolonjare.

Ju jeni finalizuar tashmë premtimet tuaja elektorale. Cilat janë ato, nëse i keni?
Një grup specialistësh dhe ekspertësh po punojnë në bashkëpunim të afërt me vendalinjtë, dhe kemi hartuar një Plan Strategjik Zhvillimi, për të cilin kam bindjen që është një Plan konkret, real dhe i zbatueshëm. Sigurisht puna e parë është ndërtimi i ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimeve për ujin e pijshëm në qytetin e Ersekës dhe në qytetin e Leskovikut. Përgjatë dy viteve të parë të mandatit të ngelur, mes Partneritetit Publik - Privat do të hapim 350 vende të reja pune. Do të mbështesim me subvencione fermerët dhe blegtorët e Kolonjës. Do të realizojmë/bëjmë një investim të fuqishëm, sërsih mes Partneritetit Publik - Privat (kontrata është mbyllur në parim) në sektorin e grumbullimit dhe shitjes së bimëve medicinale, një sektor që angazhon një përqindje të lartë të popullsisë dhe i siguron asaj të ardhura të konsiderueshme. (Ndoshta ia vlen të përmend këtu që qindra grumbullues bimësh medicinale, më janë ankuar dhe më kanë bërë me dije gjatë këtyre javëve të fushatës elektorale, se nuk kanë marrë ende lekët për bimët që kanë mbledhur dhe dorëzuar, tek drejtues të lartë të PS në Kolonjë, që operojnë si sipërmarrës në këtë sektor. Lekë të punës, mundit dhe djersës së tyre ua kanë borxh disa njerëz që sot u kërkojnë votën.)
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë