Duket se edhe Shqipëria po përfshihet në konfliktin e ndezur në Ukrainë. Të paktën kështu del nga lajmi i publikuar dje nga një grup hakerash pro rusë të quajtur “Cyber Merkut”, të cilët i referohen dokumentave sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. Sipas tyre dy oficerë të ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas në zonat ku janë duke luftuar me separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës.