Hakerat rusë vijojnë sulmin ndaj faqes online të Shqiptarja.com dhe Report Tv për të bllokuar përcjelljen e informacionit

Hakerat rusë vijojnë sulmin ndaj faqes online të Shqiptarja.com dhe Report Tv për të bllokuar përcjelljen e informacionit

Faqet online të Shqiptarja.com dhe Report Tv janë nën sulmin e hakerave rusë 'CyberArmy'. Hakerat rusë kanë nisur sulmin mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:00. Ata kanë tentuar të thyejnë serverat tanë për të bllokuar dhënien e informacionit duke bërë që faqet të dalin përkohësisht jashtë shërbimit. Sulmi vijon ende, ndërsa specialistët e IT kanë vendosur një sistem mbrojtjeje dhe janë duke punuar për të neutralizuar përfundimisht sulmin kibernetik dhe për të rikthyer faqet në normalitet.

Sulmi është pranuar nga vetë grupi në një postim në rrjete sociale të cilët shkruajnë: "Po sulmojmë faqen e botimit Shqiptarja – me qendër në Shqipëri. Është një nga portalet kryesore informative shqiptare dhe ofron një gamë të gjerë lajmesh për politikën, ekonominë, socialen, sportin, kulturën dhe fusha të tjera".

Sulmi është kryer nga i njëjti grup hakerash që dy ditë më parë ka sulmuar e bllokuar disa institucione në Shqipëri, mes tyre edhe faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë që Shqiptarja.com dhe Report Tv përballen me një sulm nga hakerat. Herën e fundit ka ndodhur në maj të këtij viti. 

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2023 02:17

    Akoma keni probleme me sistemin,8:17 ketu,2:17 aty,jeni ne situate hiq e mos keput!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës