Një grup hakerash rusë kanë sulmuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Gardës së Republikës së Shqipërisë pasditen e sotme.

Lajmi u mësua nga vetë hakerat në një postim në faqen e tyre në aplikacionin telegram, ndërsa nga jashtë faqja dukej që kishte rënë. 

Burimet e Shqiptarja.com bëjnë me dije se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare të webit, pasi hakerat nuk kanë arritur të hyjnë për të marrë informacione.

Shqiptarja.com mëson se të njëjtin sulm ka pasur dhe pak javë më parë dhe faqja online e bashkisë së Tiranës, faqja e Kuvendit apo dhe faqja e hekurudhës së përgjithshme.

Në orën 22:00 faqja e SHISH iu kthye funksionit. Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.