Jazmine Jones, studente e Juridikut, ishte në shënjestër të hakerave, të cilët vodhën profilin e saj në Facebook dhe e përdorën atë për të hapur një llogari të rreme bankare.

Në fakt, sulmi i mashtrimit filloi tetorin e kaluar kur studentja kuptoi se adresa e saj e email-it ishte sulmuar nga hakerat, të cilët përdorën adresën e saj të Facebook duke vjedhur 300 fotografi dhe informocione të tjera personale.

"Sapo kuptova që më kishin sulmuar profilin tim, menjëherë shkova në polici. Ata më thanë që nuk mund të bënin asgjë, dhe të mos e merrja shumë seriozisht", thotë studentja 22-vjeçare.
i vjedhin FB

Por, ajo nuk u dorëzua me kaq. Jones e denoncoi rastin edhe te Facebook. " I thashë gjithashtu edhe Facebook, por çdo herë ata mbyllnin një llogari dhe hapnin një tjetër. Ka 10 profile të rreme të miat në Facebook", shprehet Jones.

Kohët e fundit situata u përkeqësua akoma më shumë.
i vjedhin FB

Hakerat i dërgonin studentëve të tjerë fotografi nga Facebook-uk i studentes 22-vjeçare dhe e kërcënonin se do të hapnin llogari bankare në emër të saj.

Një zëdhënës i Facebook pohoi se e kanë vlerësuar pozitivisht rastin në fjalë dhe do të reagojnë shumë shpejt ndaj rasteve të tilla që cënojnë rregullat e kompanisë.

i vjedhin FB

Kurse një zëdhënës i policisë, e adresoi studenten që fillimisht ta niste problemin jo nga policia, por nga kompania e medias sociale.



(v.gj/shqiptarja.com)