TIRANE - Prej dy ditësh, faqja zyrtare e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në "Facebook" është sulmuar nga piratët e internetit. Si rrjedhim, "makina llogaritëse" e taksës mbi pagës, që u publikua disa orë më parë nga Rama, befas është zhdukur!
Duket se "hakerave" nuk u ka pëlqyer përllogaritja fare e qartë e taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që rezultonte me një ulje të ndjeshme. Ky nuk është sulmi i parë që i bëhet në internet, faqes zyrtare të një politikani; disa ditë më parë, këtë e pësoi edhe socialisti tjetër Erion Braçe dhe jo më larg se sot, edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com