Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra miliona dollarë nga fondet për asistencën gjatë pandemisë në Shtetet e Bashkuara, konfirmoi të hënën Shërbimi Sekret amerikan.
Shërbimi Sekret nuk dha detaje të mëtejshme, por konfirmoi një njoftim të bërë nga kanali “NBC News”, ku thuhej se ekipi i hakerëve kinezë që mendohet se është përgjegjës për vjedhjen, njihet në radhët e komunitetit të sigurisë kibernetike me emrin APT41, ose “Winnti”.
APT41 është një grupim aktiv kriminal që ka marrë pjesë në ndërhyrje kibernetike të mbështetura nga qeveria, si dhe në ndërhyrje të motivuara financiarisht, thonë ekspertët.
Ndaj disa anëtarëve të këtij grupi u ngritën akuza në vitin 2019 dhe 2020 nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për aktivitet spiunazhi në mbi 100 kompani, ndër to kompani që prodhojnë programe kompjuterike, kompani telekomunikacioni, firma të mediave sociale, si dhe prodhues të lojërave elektronike.
“Fatkeqësisht, Partia Komuniste Kineze ka zgjedhur ta bëjë Kinën një strehë të sigurtë për kriminelët kibernetikë për sa kohë që sulmojnë kompjutera që gjenden jashtë Kinës dhe vjedhin pronësinë intelektuale që ndihmon Kinën”, tha në atë kohë ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeffrey Rosen.
Ambasada kineze në Uashington u shpreh në një deklaratë se Kina gjithnjë ka “kundërshtuar me vendosmëri dhe ka goditur të gjitha format e vjedhjeve dhe piraterisë kibernetike”. /VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.1%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars, 21:53
-
‘S’keni bërë punë të mirë për Groenlandën’, Danimarka i përgjigjet JD Vance: Nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një aleati të SHBA
29 Mars, 21:39