Hakerët kanë sulmuar postën elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të shtunën dhe kanë dërguan prej andej me dhjetëra mijëra mesazhe ku paralajmërohej një sulm i mundshëm kibernetik, bëri të ditur vetë agjencia dhe specialistë të sigurisë.
Emailet e rreme dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së që përfundonte me @ic.fbi.gov, thuhej në një deklaratë të FBI-së.
Megjithëse pajisjet kompjuterike që u prekën nga incidenti "u çaktivizuan menjëherë sapo u zbulua sulmi ", FBI-ja shtoi se "situata është ende në zhvillim e sipër".
Hakerët dërguan me dhjetëra mijëra email-e duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruante organizata për gjurmimin e kërcënimeve "Spamhaus Project" në llogarinë e saj në Twitter.
"Spamhaus" postoi në Twitter një kopje të një email-i të dërguar, me subjekt: "Urgjente: Aktor kërcënues në sistem". Email-i përfundonte me një nënshkrim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
FBI-ja është pjesë e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Bloomberg News raportoi rreth këtij incidenti të shtunën. Në deklaratën e FBI-së thuhet se si FBI-ja ashtu edhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, janë në dijeni të këtij incidenti./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.5%
-
Jo
11.1%
-
Akoma
7.4%
Vota total: 108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hakimi masiv i llogarive të Gmail, edhe FBI e shqetësuar! Këto janë tre shenjat sinjalizuese, 5 këshillat se si të mbroheni
19 Mars, 15:42
-
Tronditet bota financiare e kriptomonedhave, hakerohet portofoli i 'Ethereum', zhduken 1,5 miliardë dollarë!
22 Shkurt, 22:33
-
Senati konfirmon Kash Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve
20 Shkurt, 22:00
-
FBI: Kemi gjetur 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit Kennedy
12 Shkurt, 09:26
-
Agjentët e FBI-së urdhërohen të tregojnë çfarë roli kishin në hetimet ndaj sulmit në Kapitol
3 Shkurt, 16:44
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor 2024, 20:45
-
Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
20 Dhjetor 2024, 21:20
-
Dronë misterioz mbi Nju Xhersi? Senatori demokrat: Të goditen! Shtëpia e Bardhë: S'kemi prova që paraqesin kërcënim! FBI nis hetimet
14 Dhjetor 2024, 09:11
-
Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare/ Policia zbardh pamjet e 18 mijë kamerave në New York, ja çfarë tregojnë hetimet e deritanishme! Amerikanët mbështesin vrasësin
6 Dhjetor 2024, 19:58
-
Ja kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të udhëhequr FBI-në
1 Dhjetor 2024, 09:48
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor 2024, 19:01