Hakeri që akuzohet se ndihmoi
ISIS del para gjykatës në Virxhinia

Hakeri që akuzohet se ndihmoi<br />ISIS del para gjykatës në Virxhinia
Shtetasi i Kosovës, Ardit Ferizi, 20 vjeçar, i akuzuar për depërtim në të dhënat personale të 1,351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe dërgimin e tyre në grupin ekstremist, Shteti Islamik, dje për herë të parë është paraqitur në një gjykatë amerikane.

I akuzuari Ferizi është paraqitur në një gjykatë në Virxhinia për tu ballafaquar me akuza për terrorizëm, pasi është ekstraduar nga Malajzia, ku ai ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Në aktakuzë theksohet se hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në Shtetet e Bashkuara dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë, raporton Rel.

Mesazhet në rrjetin Twitter kanë treguar se Ardit Ferizi, po ashtu, kishte ofruar për të krijuar një program kompjuterik për publikimin e propagandës së grupit militant, Shteti Islamik, i cili, siç thuhet në aktakuzë, “kurrë nuk mund të fshihet”.

Zyrtarët amerikanë e kanë quajtur rastin e të akuzuarit Ferizi si “llojin e parë të këtillë”, kur vitin e kaluar ishte shpallur arrestimi i tij.

Ai mund të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 35 vjetësh, nëse shpallet fajtor.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin