Një shtetas serb i quajtur, Neven Djenadija ka arritur të ruaj reth 440 foto nga ndërhyrjet e forcave të NATO-s dhe ti ripublikojë ata në profilin e tij të Facebook.  Djenadija shkruan se brenda disa ditësh arriti ti shkarkonte fotot nga një server në ministrinë e Mbrojtjes së Amerikës dhe ti ruante ato.

Fotot në serverin e ministrisë se Mbrojtjes së Amerikës, sipas Djenadija do të kalonin në një server të ri dhe së shpejti nuk do të mund të aksesoheshin më prandaj ai i ka ruajtur për ti arkivuar.

Në foto shfaqen edhe qyteti i Fieri dhe aeroporti i Rinasit, ku ky i fundit ishte kthyer në një nga bazat kryesore të natës në atë kohë.