Faqja online e Kryeministrisë është hakuar nga RedAnons_Al. Në një mesazh të hakerave bëhet thirrje për protesta duke e eargumentuar me synimin për një jetë më të mire, për një gjykatë me të drejtë, për një mundësi arsimi të barabartë. Gjithashtu, permes mesazheve te cilet dalin ne faqe, bëhet thirrje për protesta edhe kundër opozitës, sipas tyre inkezistente.
 
Thirrje për protesta bëhet dhe për reformën në arsim, heqjen e simboleve kombëtare nga faqet e Ministrive.
 
“E pamë të nevojshme të vepronim përsëri, të paktën të mundohemi të bëjmë opozitë, meqe PD po vazhdon me të njëjtën vijë shkatërruese për vendin. E shkaterroi kur ishte në pushtet e s’po bën asgjë për ta ndaluar nga shkatërrimi i mëtejshëm”, shkruhet në mesazhin e RedAnons_Al.
 
Një tjetër thirrje është kundër rritjes së çmimit të energjisë. E gjithashtu nuk mund të lihej papërmendur dhe çështja e vjedhjes së BSH-së.
 

“Falenderim i veçante shkon për prokurorin që urdheroi arrestimin e Guvernatorit të Bankës se Shqipërisë. E ftojme qe të na kontaktojë pasi kemi prova që duhen verifikuar për 3 drejtorë”, shkruhet në mesazhin e RedAnons_Al.
 
"Gjithashtu kerkojme te na kontaktojne personat pergjegjes qe merren me verfikimin e ceshtjeve gjyqesore sepse kemi prova te pakontestueshme per gjyqtare qe kane shkele haptazi ligjin", perfundon emsazhi i hakerave.

kryeministria hakohet



















































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)