Haki Çako emërohet zyrtarisht
drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Haki Çako emërohet zyrtarisht<br />drejtor i Përgjithshëm i Policisë
TIRANË - Dy javë pas largimit nga Posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisësë Shtetit të Artan Didit, Haki Çako është emëruar sot zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Haki Çako u komandua në këtë post pas dorëheqjes së Artan Didit, ndërsa tashmë ka marrë edhe zyrtarisht emërimin në krye të policisë. 

Shkelja e dy drejtuesve të lartë të Interpolit që bënë duke fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit Frroku me akuzën e vrasjes, sollën dorëheqjen e Artan Didit. Sipas tij, siç sqaronte edhe në kërkesën zyrtare për dorëheqje , kjo ngjarje ishte një ngjarje e papranueshme që ka cenuar imazhin e Policisë së Shtetit.

Çako ka një karriere 23 vjeçare në Policinë e Shtetit, por pas operacionit të Lazaratit u emërua zv.drejtor i përgjithshëm për krimet e rënda. Para se të emërohej zv.drejtor ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores

Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores