TIRANE - Pas dorëheqjes së parevokueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi mesditën e kësaj të marte, në krye të uniformave blu është komanduar Haki Çako.

Çako i cili pas operacionit të Lazaratit u emërua zv.drejtor i përgjithshëm për krimet e rënda nga sot ka marrë funksionet e drejtorit të përgjithshëm deri në emërimin e zëvendësuesit të Didit.

Çako ka një karriere 23 vjeçare në policinë e shtetit, ndërsa para se të emërohej zv.drejtor ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.

Drejtori i ri pritet të propozohet nga Ministri Tahiri e më pas kryeministri Rama të firmos këtë propozim, por deri sa të ndodhë kjo uniformat blu do të drejtohen nga Haki Çako.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)