“Në rast se do evidentohet dhe procedohet ndonjë i afërm i ndonjë punonjësi policie për kultivim të bimëve narkotike, ai punonjës policie s’do jete më pjesë e Policisë së Shtetit.”- është shprehur Çako gjatë takimeve me strukturat e policisë në Qarqet Durrës, Berat e Vlorë.
Gjatë këtyre takimeve ai theksuar rëndësinë e ruajtjes së imazhit të policisë. Duke folur për masat për procesin e zgjedhjeve Çako ka theksuar se do të ndëshkojë çdo efektiv policie që do të bëhet palë me ndonjë subjekt politik.
“Jemi para procesit zgjedhor. Secili punonjës policie duhet të tregohet korrekt,i vendosur vetëm ne zbatim te ligjit. Për cilindo qe do cenojë ligjin, rendin e sigurinë, reagimi i policisë te jete i menjëhershëm, e profesional. Jam i vendosur te ndëshkoj cilin do punonjës policie qe nuk do jete pale e ligjit, por do bëhet palë e ndonjë subjekti politik. Kemi fituar një standard dhe duhet te përsosim me tej.”- tha Çako.
Në përfundim të fjalës së tij, drejtori i përgjithshëm i policisë foli edhe për masat që duhen marrë për sezonin turistik
“Merrni masa te menjëhershme për rritjen e parametrave te rendit e sigurisë gjate sezonit turistik e veror”- u shpreh Çako.
Fjala e plotë e drejtorit të policisë
Jemi te fokusuar në funksion dhe të interesimit të jashtëzakonshëm qe ka Ministri i Punëve të Brendshme për raportin qe krijon policia me komunitetin. Veprimi i papërligjur i një punonjësi të policisë cenon rëndë gjithë imazhin e Policisë së Shtetit. Ju tërheq vëmendjen gjithë punonjësve të policisë për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetareve, sikundër jemi të prirur të vlerësojmë motivojmë çdo punonjës policie qe kryen detyrën brenda etikes dhe të drejtave që i jep ligji.
Jemi para procesit zgjedhor. Secili punonjës policie duhet të tregohet korrekt,i vendosur vetëm ne zbatim te ligjit. Për cilindo qe do cenojë ligjin, rendin e sigurinë, reagimi i policisë të jetë i menjëhershëm, e profesional. Jam i vendosur të ndëshkoj cilin do punonjës policie qe nuk do jetë palë e ligjit, por do bëhet palë e ndonjë subjekti politik. Kemi fituar një standard dhe duhet ta përsosim më tej.
Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, evidentimi e arrestimi i autoreve të kultivimit dhe trafikimit është detyre prioritare. Duhet të përcillet me veprime konkrete mesazhi tek te gjithë ata qe tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, se lufta anti-kanabis nuk ka mbaruar ne finalizimin e operacionit ne Lazarat e Dukagjin,por atje ka nisur seriozisht e s’do ndalet në asnjë cep të vendit, kjo luftë pa kompromis për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit te lëndëve narkotike është një nga prioritetet e Qeverise shqiptare qe ne do ta përmbushëm me çdo kosto.
Ne rast se do evidentohet dhe procedohet ndonjë i afërm i ndonjë punonjësi policie për kultivim të bimëve narkotike, ai punonjës policie s’do jete me pjese e Policisë së Shtetit.
Se fundi, merrni masa te menjëhershme për rritjen e parametrave te rendit e sigurisë gjate sezonit turistik e veror. Jam i vetëdijshëm qe garantimi i rendit gjate procesit zgjedhor, parandalimi i kultivimit dhe trafikimit te bimëve narkotike, rritja e sigurisë në zonat turistike dhe asaj rrugore gjatë sezonit turistik e veror do krijojnë mbingarkesë pune por duhet t’i përmbushim pasi janë detyrat tona.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)