TIRANË - Bashkëshortja e Fatmir Haklajt, Anila Haklaj denoncoi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanosjen e saj nga persona ende të paidentifikuar. Gruaja 38 vjeçare denoncoi kërcëninimin e saj përmese një zarfi në të cilin ishte futur një fishek arme. Policia nisi hetimet për rastin për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e situatës. Gruaja mësohet e është kthyer rreth një vit më parë, nga Suedia, ku ka qëndruar prej disa vitesh me familjen e bashkëshortit të saj të dhe vajzën.

Haklajt mësohet se i është refuzuar azili në Suedi, ku kishte qëndruar deri rreth dy vite më parë. Ndryshe nga pjestarët e tjerë të familjes, si vëllai dhe motrat, autoritetet suedeze të migracionit i refuzuan qëndrimin asaj në Suedi. Madje, autoritetet vendase i kanë ofrur strehim edhe vajzës së Haklajt, e cila tashmë është 17 vjeçare.

Ja 5 pyetjet që sqarojnë historinë e familjes Haklaj.
 
Kush është Fatmir Haklaj ?
Fatmir Haklaj, deri në muajin tetor të vitit 1998, deri pak kohë pas vrajes së Azem Hajdarit, ishte shef i komisariatit të Policisë së
Tropojës. Ai u emërua shef komisariati në një kohë të trazuar dhe thuajse askush nuk guxonte të merrte këtë detyrë në këtë rreth. Ai është identifikuar gjatë kësaj kohe si i lidhur me elementë të ndryshëm dhe pjestarë të UÇK-së gjatë kohës së luftës.