DIBËR- Gjykata e Dibrës jep masën e arrestit burg për 46-vjeçarin i cili mori hakun e së ëmës, duke vrarë vëllanë e gruas së tij.
Ngjarja rikthehet një vit më parë kur nusja e Uran Skukës në bashkëpunim edhe me kunatën i vrasin të ëmën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.
Një vit më pas vdekjes së 67-vjeçarja Naime Skukës, i biri hakmerret duke vrarë me automatik kunatin Basir Nikolli nga fshati Luzni.
Sipas prokurorit të çështjes i pandehuri Skuka mbrëmjen e 11 shkurtit 2014, pasi kishte pirë raki dhe kishte shkuar pranë varrit të nënës së tij, ka marrë armën dhe është nisur në fshatin Luzni.
Uran Skuka ka qëlluar me kallashnikov para shtëpisë së viktimës Basir Nikolli, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Për këtë ngjarje, policia shoqëroi si të dyshuar edhe dy vëllezërit e Uranit, Edmond dhe Bashkim Skuka. Por pak orë pas mesnatës, mëngjesin e 12 shkurtit 2014, Uran Skuka është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e krimit që e kishte me vete.
Në sallën e gjyqit, autori i ngjarjes nuk ka pranuar të flasë.Gjyqtarja i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke ia kaluar çështjen përfundimisht Gjykates së Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
(sg/b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nusja i vrau nënën me vaj në vesh