Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Raketë e lëshuar nga Hezbollahu

Izraeli është në gatishmëri të lartë duke pritur hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij pas funeralit të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut në Teheran dhe Bejrut. Në fakt, Teherani informoi Këshillin e Sigurimit në OKB se do të ndërmarrë veprime në kuadrin e vetëmbrojtjes legjitime. Shqetësimi po rritet për hakmarrjen iraniane dhe informacionet kontradiktore po intensifikohen.

Në të njëjtën kohë, sipas shërbimeve të huaja të inteligjencës planet e Teheranit për sulm do të përfshijnë ditën e shenjtë hebreje, Tisha B’Av e cila fillon më 12 gusht dhe përfundon më 13 gusht dhe simbolizon shkatërrimin e tempullit të parë të Salomonit dhe të dyitin.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ky sulm të ndodhë në çdo momen. Ka gjithashtu informacione se Hezbollahu po zhvendos personelin dhe furnizimet ushtarake nga Bejruti për të shmangur goditjen në rast të një sulmi nga Izraeli.

Në këtë kontekst Izraeli u bën thirrje qytetarëve të tij të jenë vigjilentë dhe të ndjekin çdo udhëzim në rast sulmi prej kërcënimeve të Teheranit.

Në orët e fundit qytetarët izraelitë po nxitojnë drejt supermarketeve për të marrë gjërat e nevojshme, siç raporton CNN duke shtuar se shitjet e mallrave bazë po shënojnë rritje. Qytetarët blejnë kryesisht produkte që i rezistojnë kohës si konserva, drithëra, makarona, letra higjenike, mish të ngrirë, ujë në shishe dhe peceta për fëmijë. Autoritetet bashkiake të Jeruzalemit kanë lëshuar udhëzime për qytetarët se çduhet të bëjnë në rast sulmi, ku ka një listë parkingjesh si strehë dhe strehimore prej bombave. Dosja specifikon se banorët duhet të jenë gjendje të arrij në në strehëzat brenda 90 sekondave. Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar banorët se mund të zhyten në errësirë për një kohë të gjatë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë

Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë