Hakmarrja e punonjësit, përpiqet të infektojë ish-pronarin me COVID-19

E pushuan nga puna sepse u zu duke vjedhur, por ish-punonjësi i një salloni automjetesh në Turqi ka kërcënuar pronarin dhe bashkëshorten tij se do t’i infektojë ata qëllimisht me Covid 19.

Ai kishte mundur të siguronte virusin nga një i sëmurë, të cilit i kishte dhënë shumën prej 70 dollarë.   Më pas ai kishte hedhur masën në çajin që iu shërbye pronarit. Ky i fundit duke folur në media u shpreh se kjo është mënyra më e çuditshme për të vrarë dikë.  Policia ende nuk ka mundur të ndalojë autorin ndërsa ai i  kishte lënë një mesazh ish pronarit të tij: Nuk arrita të të vras me virusin, por herën tjetër nuk do të dështoj. Shitësi i makinave është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Vetë pronari i autosallonit, Ibrahim Unverdi, denoncoi ngjarjen në polici duke thënë se e kishte pushuar nga puna asistentin e tij pak kohë më parë sepse e kishte kapur në flagrancë duke vjedhur. Atij iu dha mbrojtja e policisë pasi tregoi kërcënimet që i ishin dërguar nga Cimen, për të cilat ai tha se ish-punonjësi i tij ishte përpjekur ta vriste.

 “Nëna dhe babai im vuajnë nga sëmundje kronike. Nëse ai më infektonte me Covid-19, unë mund të kisha infektuar familjen time dhe ata përreth meje. Të paktën nëse do të më qëllonte në kokë, do të isha i vetmi që do të vdisja. Nuk ka nevojë të jesh kaq i lig”, tha Unverdi.

Gruaja e Unverdi, Dilek  tha se ka frikë të largohet nga shtëpia ndërsa ai është i lirë.

"Unë dhe fëmijët e mi nuk mund të largohemi nga shtëpia. Duket se jemi në burg në shtëpinë tonë," tha ajo.

1612970005_Screenshot1.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?