Hakmarrja për sanksionet, Moska
do të dëbojë 30 diplomatë të SHBA

Hakmarrja për sanksionet, Moska<br />do të dëbojë 30 diplomatë të SHBA
Rusia është gati të largojë 30 diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj sanksioneve të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, i cili largoi diplomatët rusë pas akuzave për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja “Izvestia”, e cila citon burime të saj në ministrinë e Jashtme të Rusisë. Deklarata për largimin e diplomatëve amerikan janë bërë edhe më herët nga zyrtarë rus.

Ish presidenti Obama  ndërmori aksione kundër Moskës kur shërbimet amerikane të inteligjencës akuzuan se Rusia ka hakeruar kompjuterat e Partisë Demokratike gjatë kohës kur zhvillohej fushata presidenciale dhe kandidonte Hillary Clinton.
 
“Izvestia” shkruan se presidenti Vladimir Putin ka diskutuar mbi sanksionet e vendosura nga Obama, me presidentin Donald Trump, gjatë takimit të tyre në Hamburg më 7 korrik.

Nga ana tjetër, më herët gjatë kësaj jave, Trump me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka deklaruar se nëse nuk arrihet një zgjidhje për Sirinë dhe Ukrainën, nuk do të ketë asnjë lehtësim të sanksioneve që SHBA ka vendosur ndaj Rusisë.

Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës