TIRANË - “Doja të tërhiqja vëmendjen e babait, pasi ai nuk reagon kur njerka më keqtrajton”. Kështu është shprehur 24 vjeçarja nga Fushë-Kruja e cila para tre ditësh është denoncuar në polici nga babai i saj pasi ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë. Pas humbjes së vajzës, e bërë publike në media, e reja është paraqitur dje në ambientet e Komisariatit të Laçit duke treguar arsyet e largimit të saj nga familja. Vajza ka thënë se nuk ka më dëshirë të jetojë më në një banesë me familjen e saj, pasi gruaja e re që ka marrë i atij ia bën jetën të pamundur. “Nuk dua të kthehem më në shtëpi. Babai duhet të mbajë anë nga e drejta”, ka thënë ajo. Prej tre ditësh vajza ishte strehuar tek disa të afërm të nënës së saj, teksa shprehet se tashmë do të jetojë e vetme.
/Shqiptarja.com











