Është zyrtare, Real Madridi do të prezantojë këtë pasdite, në orën 19:00, Julen Lopetegui si trajner i ri. Do të jetë dhoma e nderit e “Bernabéu” dhe klubi i bardhë dëshiron të bëjë një prezantim të veçantë.
Në gjirin e Real Madrid dëshirojnë të kujdesen për ish-trajnerin e Spanjës dhe të tregojë të gjithë mbështetjen ndaj tij, pasi u shkarkua dje nga Luis Rubiales.
Klubi madrilen nuk e priste një reagim të tillë të presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Lopetegui arriti këtë mëngjes në Madrid nga Rusia dhe menjëherë do të fillojë të punojë për të riformatuar skuadrën e sezonit 2018-2019.