Hakmarrje për vrasjen e kreut? ISIS
godet stadiumin në Irak, 65 të vdeku

Hakmarrje për vrasjen e kreut? ISIS<br />godet stadiumin në Irak, 65 të vdeku
ISIS ka sulmuar sërish kryeqytetin irakian, Bagdad. Një kamikaz ka hedhur veten në erë në një stadium, në jug të Bagdadit, duke shkaktuar të paktën 65 viktima dhe mbi 60 të plagosur.
 
Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi ndodhi gjatë një ndeshje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.
 
Zyrtarët mjekësorë konfirmuan shifrën e të vrarëve, duke folur në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar për t’u prononcuar për mediat.
 
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Shtetit Islamik është duke bërë një fushatë sulmesh vetëvrasëse në zonat rreth kryeqytetit irakian.

Mediat ndërkombëtare thonë se akti terrorist u mor përsipër nga ISIS. Ky akt shihet si një hakmarrje e ISIS pas vrasjes së numrit dy të kësaj organizate, Abu al- Rahman el-Mustafa Qaduli

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false