DURRES - I ka shpëtuar një tentative vrasjeje Vilson Tragaj vëllai i Ardian Tragajt i cili në verë të vitit të kaluar vrau për konflikt pronësie dy persona në Golem. Nga të dhënat e para sipas policisë Vilsoni është tentuar të vritet nëpërmjet një shpërthimi me tritol.
Vilson Tragaj njoftoi policinë para se të ndodhte shpërthimi se në makinën e tij dyshonte se ishte vendosur eksploziv. Shpërthimi ndodhi rreth orës 13: 45 brenda në ambientet e një firme private në lagjen nr 14.
Nga të dhënat e para Vilsoni ka qenë në lëvizje me makinën e tij kur shpërthimi ka ndodhur në një distancë prej 1. 5 metra larg makinës. Momentalisht policia nuk di nëse lënda shpërthyese ishte vendosur poshtë makinës apo në tokë. “Nuk kemi përcaktuar llojin e eksplozivit. Presim ekspertët e RENEAS”- të vijnë të analizojnë vendin.”- sqaron zëdhënësja e policisë së Durrësit, Ornela Cako. Nga të dhënat e para mendohet se nuk bëhet fjalë për një sasi të madhe eksplozivi pasi dhe dëmet nuk kanë qenë shumë të mëdha.
Policia po heton. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, ndaj një vrasjeje të ndodhur në korrik të 2012 në Golem të Durrësit. Edhe Tragaj në një prononcim për median tha se dyshonte se shpërthimi kishte lidhje me familjen që ishin në konflitk.
VRASJA MË 25 KORRIK 2012, NE MES TE PUSHUESVE, PER KONFLIKT PRONESIE
Vrasja ndodhi paraditen e 25 korrikut rreth orës 11:30 pranë Malit të Robit në Kavajë, ditën për diell dhe në një zonë të mbipopulluar për shkak të sezonit turistik. Vrasja për motive pronësie shkaktoi panik tek pushuesit. Viktimat ishin Sulejman Shehu, 49 vjeç e Durim Pashallari, 50 vjeç, ndërsa u plagos Erjon dhe nëna e tij, Beglie Shehu. Vrasja ndodhi pranë kompleksit turistik “Mak Albania” dhe shkak është konflikti i pronësisë.
“Nga kronologjia dhe hetimet paraprake të ngjarjes, rezulton se fillimisht konflikti ka nisur ndërmjet shtetasve Durim Pashallari, roje i objektit ku ndodhi ngjarja (objekt i cili është në pronësi të shtetasit Ardian Traga) dhe Sulejman Shehu, punonjës i një Shoqërie të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike në Tiranë. Ndërkohë në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Erjon dhe Beglie Shehu (kjo e fundit bashkëshortja e Sulejman Shehut), vëllezërit Ardian, Emiljano dhe Erjon Traga, si dhe dy djemtë e Sulejman Shehut, aktualisht te ndaluar nga Policia. Konflikti ka përfunduar me të shtëna armësh dhe me pasoja sa sipër”, deklaroi policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Disa orë pas vrasjes, pas negociatave me policinë Ardian Tragaj i dyshuar si autor i krimit, u vetëdorëzua dhe aktualisht ndodhet në burg.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO- Pamje nga vrasja ne Golem korrik 2012