Faqja e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar ditën e sotme.
Kur klikon në faqen zyrtare, të del një shkrim ku 2 turistë turq pretendojnë se janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil.
Shqipëria është përballur vazhdimisht me sulme kibernetike, kryesisht nga grupe të lidhura me Iranin, që kanë synuar sektorë kyç të vendit, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale, sektori energjetik dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Shifrat janë publikuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), sipas të cilit nga janari deri në qershor janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.
Më shumë se gjysma e tyre, 54%, kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike.
Lajm në përditësim...










Komente
Komento