Halcom feston 10-vjetorin në tregun bankar në Shqipëri e Kosovë. Kompania Halcom është e njohur për shërbimet E-Banking, Mobile Banking, SMS Banking,të cilat ofrohen nga bankat shqiptare dhe kosovare falë bashkëpunimit me Halcom ku përfitojnë direkt qytetarët.

halcom marketing

Në këtë 10-vjetor, drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv Marko Valjavec shprehet se Halcom ka sjellë në vendin tonë teknologjinë më të re, ku veprimet bankare mund të kryhet nga telefoni apo tableti. Ai tregon dhe risinë më të re për të paguar faturat.

"Kemi sjellë në treg bankën dixhitale që në vitin 2001 dhe i kemi shërbyer tregut shqiptar dhe kosovar që në vitin 2005, prandaj të gjitha bankat që bëjnë pjesë në mesin tonë mund të quhen pionerë të vërtetë të teknologjisë 'cloud' . Jeta ka ndryshuar dhe po kështu ka ndryshuar dhe marrëdhënia e njerëzve me bankat. Teknologjia që ne ofrojmë e bën më të lehtë kontaktin me bankat dhe gjithsecili mund të përfundojë punët e tij me anë të një telefoni celular, tableti ose kompjuteri. Kemi punuar shumë për të sjellë risi në treg, jemi të parët që kanë sjellë certifikata dixhitale, siguri maksimale dhe faturat elektronike, që do të jenë përparësi në vitet në vazhdim. Po punojmë për të zgjidhur mashtrimet, transaksionet e rrezikshme. Vetëm tre javë më parë sollëm një metodë të re, që të jep mundësinë të paguash faturat mujore më shpejt, një praktikë e përdorur në Slloveni, por që po mendojmë të përhapim edhe në rajonet e tjera", u shpreh Marko Valjavec.

halcom marketing

Aktualisht Halcom bashkëpunon me 6 nga bankat më të mëdha në Shqipëri e Kosovë. Shërbimet që ofrohen falë Halcom janë edhe E-Billing and E-Clearing.
 
halcom marketing

Kompania ka një shtrirje globale në 10 shtete në Evropë por dhe në kontinente të tjerë. Shërbimet që ofrohen përdoren nga më shumë se 150.000 kompani me vlerë transaksionesh bankare prej 150 miliard Euro në muaj.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)