Haley: Nëse regjimi sirian provokon sërish, SHBA është e gatshme të vazhdojmë presionin

Haley: Nëse regjimi sirian provokon sërish, SHBA është e gatshme të vazhdojmë presionin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të “tregojnë durim në këto situatë të rrezikshme dhe të mënjanojnë ndonjë akt që mund të përshkallëzojë apo përkeqësojë vuajtjen e popullit sirian”.

Me këtë rast ai i është referuar situatës pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në tri baza qeveritare të Sirisë.

Ai ka thënë se hetuesit ndërkombëtarë kanë qenë në Siri dhe të gatshëm për të vizituar vendin e sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma.

Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya, ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ka qenë “akt i agresionit” kundër shtetit sovran.

Ai ka thënë se veprimi i këtyre shteteve ka demonstruar një shpërfillje të ligjit ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se sulmet janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin secilin vend që mund të përdorë apo ndihmon në përdorimin e armëve kimike.

Haley ka përsëritur se presidenti Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.

“Ne jemi të bindur se kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë presion, nëse regjimi sirian është aq i pamend sa të testojë gadishmërinë tonë”, ka thënë ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur sulmet ushtarake në Siri, duke thënë se ato janë kryer në “mënyrë të përkryer” dhe se “misioni ka përfunduar”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca