Halil Fici,12 vjet biznes, Akuza: 
327 vjet burg burg për grupin

TIRANE- Dyshimet rreth implikimeve me trafik droge të Halil Ficit, i vrarë pardje me Gjepalin në Rrogozhinë, i shuan përgjithnjë Antimafia Italiane. Në faqen online të saj është publikuar operacioni “Stafetta” në vitin 2001, ku gjithçka organizohej nga një klan i fuqishëm me në krye një person me 3 emra dhe një nofkë, i dënuar në Shqipëri. Në prill të 2001-shit, në portin Ortona u kapën anijet shqiptare “Dea 1” dhe “Toni 1”, me 55 kg heroinë. Në grup përmendej edhe Nako Uta, që e thërrisnin “Nasho”, ndërsa vetë Fici, ose Lila apo “hundërri” përgjohej për heroinën, gjersa për trafik droge prokuroria italiane kërkoi 28 vjet burg për njeriun që bridhte i lirë në Shqipëri.

Prokuroria dhe Antimafia e Barit konfiskoi mallra me vlerë mbi 1 milionë euro, në pronësi të Ermal Mehmetit dhe Krenar Çobos, nga Vlora, që ishin në kërkim. Ndërkaq, akuza tha asokohe se po hetohej edhe klani Hasani në Durrës. Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të Antimafies italiane gjendej dosja me nr 17761/08 RGGIP, ku gjatë operacionit “Labi” ishin zbuluar të tjerë anëtarë të rrjetit të heroinës. Rreth 327 vite burg u kërkuan për bandën, ku u shpallën në kërkim 19 anëtarë. Duket se 45-vjeçari ishte nr 1 i bandës dhe prokuroria kërkoi 30 vjet burg për të. Prokurorja Eugenia Pontassuglia shpalli pretencën edhe për Eno Priftin apo Enea Priftin, shoku i fëmijërisë së Shabanit.

Biznesmeni kosovar Skënder Spahia ishte hetuar në Kosovë dhe Bullgari për trafik ndërkombëtar heroine me lidhjet e duhura për sigurimin e heroinës që vjen nga Turqia. Një tjetër mik i besuar i 45-vjeçarit, i quajtur Sokol Isteri (Koli i Baftit) është dënuar me 28 vite burgim, ai është gjithashtu një biznesmen dhe jeton në Durrës. Një prej grupimeve më të rëndësishme nga hetimi i italianëve rezulton ai një binomi të fortë, ku përfshihej Fici, që të dy nga Durrësi dhe që të dy biznesmenë.

Për secilin prej tyre prokuroria ka kërkuar plot 28 vite burgim, pasi këtë grup e konsideronte si një nga kollonat kryesore të organizatës së drejtuar nga bosi 45-vjeçar dhe si grupin që siguronte të gjithë infrastrukturën e marrjes në Afganistan të heroinës, dërgesave nga Durrësi dhe shpërndarjen e disa kuintalëve në shtetin italian. Përveç sekuestrimit të 4 anijeve dhe qindra kilogramëve drogë, prokuroria italiane kishte përgjimet si provat kryesore.

Lista me anëtarët e grupit të heroinës dhe shpërbërja
 
Anëtarët e grupit, për të cilët prokuroria kërkoi burg ishin një 45-vjeçar, Eno Prifti, Sokol Isteri, Dritan e Gentian  Xhelili, Arianit Hasani, Elton Arapi, Dorian Deci, Elide Viviana Viscogliosi, Bujar Isteri, Bledar Shuaipi, një biznesmen durrsak, Halil Fici, Skënder Iusufi, Ervin Seidini, Afrim Berisha, Arian Baci, Plarent Çela dhe Amdi Abdiaj. Për një pjesë të mirë të tyre prokuroria kërkoi mbi 25 vjet burg, ndërsa për më kryesorët kërkohej nga 30 vjet.

Këta anëtarë, më pas janë hasur edhe në banda të tjera si ajo e Durrësit, e Shijakut, e Gjepalit, etj, ndërsa njëri prej tyre, Plarent Çela u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e bandës së Krasniqëve, në vitin 2010. Sipas FBI-së kjo organizatë që trafikonte drogë dyshohet se drejtohej nga vëllezërit Saimir dhe Bruno Krasniqi, ndërsa pjesë e saj ishin: Almir Rrapo, 27 vjeç, i arrestuar në Tiranë si punonjës i Ministrisë së Jashtme dhe Plaurent Çela, 29 vjeç, Albert Tamali, etj.

faksimile


 Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati