Pas shumë negociatash, mësohet se drejtuesit e Flamurtarit kanë arritur akordin përfundimtar me portierin Argent Halili. Tashmë Flamurtari ka në portë përpos Halilajt edhe Ilion Likën, Klodian Xhelilin dhe Edmir Salin.  Ndërkohë që ka firmosur zyrtarisht edhe Ylli Hoxha.

Dy lojtarët u larguan  nga Kukësi pas suksesit në Europë, por me pengun në Shqipëri.  Ndërsa prej disa ditësh, pranë ekipit është duke u testuar mbrojtësi shqiptar nga Kosova, Fisnik Ramadanaj. 24-vjecari, i cili sezonin e fundit është aktivizuar me Prishtinën, nuk është një lojtarë i panjohur për opinionin publik, pasi në edicionin 2013/2014 ka qenë pjesë e Besës së Kavajës. 


d.b/shqiptarja.com