ITALI- Më 20 mars të këtij viti, u vu në pranga Bledar Halili, 33 vjeç, i cili konsiderohej si i “fundmi i Mohikanëve” i operacionit ndërkombëtar antimafie të quajtur “New Bridge”- Ura e re. Ky operacion i zhvilluar në shkurt të këtij viti, çoi në burg 7 persona në SHBA dhe 17 në Itali. Bëhej fjalë për trafik droge, kokainë nga Amerika Latine (Brazil e Guajanë) për në Portin e Xhoja Tauros, që shtrihet në territorin e kontrolluar nga Ndrangheta kalabreze.
Si ndërmjetës në këtë trafik, vepronin familjet e vjetra mafioze të Nju Jorkut si psh familja Gambino apo familja Ursino në Kalabri, ndërsa pastrimin e parave e kryente Christos Fasarakis, grek etnik por shtetas amerikan, që kishte pozicion kyç në Alma Bank të Bruklinit (Nju Jork), me të cilat Cambino kishte lidhje të ngushta bashkëpunimi. Kjo organizatë kriminale krahas trafikut të kokainës ishte marrë edhe me kontrabandë armësh.
Rrjetës së FBI-së amerikane dhe të policisë italiane i shpëtoi vetëm Bledar Halili, që u arrestua në 19 mars, në bazën ku strehohej, në qytezën e Orta di Atelias, rreth 15 km larg Napolit. Si anëtarë të Ndragetës janë arrestuar me dhjetra shqiptarë, të cilët gjatë viteve 2002-2007 kishin trafikuar drogë, armë dhe femra për llogari të bosëve të kësaj organizate më të pasur të botës, me rrënjë në të gjithë globin.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com