Kandidati i PD-se për kryebashkiak, Halim Kosova, eshte takuar me banorët e Baldushkut, ku premtoi mundësitë e financimit të projekteve dhe krjimin e kushteve për të shitur prodhimin në Tiranë, me kosto të ulura.
Banorët e Baldukusht ngriten shqetësimin për ndërprerjen në dy vitet e fundit të subvencioneve për bujqësinë, ndersa kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Kosova, u shpreh se "Bashkia ka krijuar këtë fond si garanci në bankë për kreditë që do jepen me zero përqindje. Fondi që t'i merr, të bën që në fillim të fillosh të japësh rezultate maksimale, bën sera a blen mjete për të punuar tokën, apo blen më shumë plehra. Kjo është puna jote se si do e bësh ti planin, është plani dhe projekti i çdo njërit nga ju që do pretendojë të marrë këtë fond pa përqindje, pa përqindje, sepse ato i mbulon bashkia për t'ju ndihmuar juve".
Nderkohe, kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, takoi banorët e zonës së Ishmit në fshatrat Shkafane e Gjuricaj, ku bashkëbisedoi më ta për ulur varfërinë dhe për të hapur vende pune, duke mbështetur bujqësinë dhe agroturizmin.
Banorët e kësaj zone me potencial të madh bujqësor dhe turistik kërkuan nga kandidatja Duma që projekti i saj të zbatohet sa më shpejt për të hapur vende pune. Duma u shpreh se punësimi është priorioteti i saj dhe se ka një program për bujqësinë dhe agroturizmin, i cili mbështet nevojat e fermërëve të Durrësit. "Punësimi do të jetë kollona jonë e parë, sidomos për të rinjtë, ku do të motivojmë të hapim vende pune. Kemi një program për bujqësinë që do të jetë pro kërkesave tuaja. Ju dua bashkë me mua në këtë projekt të madh me shumë sfida. Do fillojmë një projekt më të mirë për të gjithë ju. Për mua i pari është punësimi", theksoi ajo. /atsh/
/Shqiptarja.com