Prokurorët në sallë refuzuan të kenë pasur informacion për këtë grup kriminal, ku Hajdarmataj tha se nga viti 2013 deri më 2016 Prokuroria nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e këtij grupi. Më tej, Halimi tha se ky grup kriminal është mbështetur dhe nga policë.
Pyetje-përgjigjet:
Halimi: Bazuar në marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim kundër krimit, a keni ju zyrtarisht kërkesën e procedimit penal për grupin kriminal të Habilajve? Ju ka ardhur juve zyrtarisht kërkesa e gjykatës italiane?
Imeraj: Kemi operuar për ndihmë nga italianët. Me shkresën përkatëse është depozituar në prokurori materiali, që përfshin dhe kërkesën në fjalë.
Halimi: Bazoheni nga dokumenti i italianëve apo në lajmet e shtypit shqiptar?
Osmani: Është regjistruar procedimi në bazë të materialeve italiane.
Halimi: Keni kërkuar vetëm kërkesën për gjykim apo gjithë dosjen voluminoze?
Imeraj: Nuk është kërkuar vetëm ajo që referuat por të gjitha detajet, përgjimet, vëzhgimet, personat e përfshirë dhe çdo detaj tjetër, numra telefoni, të përfshira në veprimtari kriminale dhe që i vlejnë hetimit.
Halimi” Grupi i Habilajve kishte mbështetje nga policë. Ka pasur referim nga policia lidhur me këtë grup? Sipas italianëve ata trafikojnë drogë e armë prej katër vitesh.
Hajdarmataj: Deri në vitin 2016 në regjistrat e prokurorisë nuk ka ardhur ndonjë material, që nga viti 2013. Ne nuk kemi asnjë material të ngarkuar ndaj këtyre personave në këto vite. Në vitin 2017 nga fundi i muajit prill ka ardhur vetëm në material, që fliste për një aktivitet të shtetasve Habilaj.
Halimi: Ju keni pasur zero referime?
Hajdarmataj: Nuk kemi pasur referime, e sqarova.
d.c./shqiptarja.com




