TIRANË- 700 punonjës të administratës që janë larguar nga puna kanë bërë denoncimin e tyre në Gjykatën Administrative, bën të ditur deputeti demokrat, Eduart Halimi në një deklaratë për mediat.
Sipas tij janë ,“5 mijë nënpunës të larguar nga qeveria Rama-Meta dhe janë zëvendësuar më militantë të partisë.”
“Nga ministritë, dikasteret qendrore, në drejtoritë e sektorët më të largët në rrethe, fshesa e paligjshme dhe çnjerëzore e qeverisë, ka hedhur në rrugë mijëra burra e gra, prindër, të rinj e të reja, pa motiv, në kundërshtim me ligjin”, thotë deputeti demokrat, Eduart Halimi nga selia blu.
Aktualisht, tha Halimi janë larguar “2706 punonjës të shtetit të larguar nga detyra në mënyrë të paligjshme, kanë bërë deri në këtë moment që flasim, denoncimin e tyre pranë zyrave të Partisë Demokratike.
Sipas Halimit, “qeveria nuk ka llogaritur kostot e mëdha, sociale, ekonomike e politike, përveç dramës për po shkakton për secilën prej këtyre 5 mijë familjeve” ka shkakruar edhe në dëm të madh buxhetit të shtetit, “parave të qytetarëve, një dëm të madh ekonomik.
Kjo pasi, “pasi pjesa më e madhe e të larguarve, pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese, kanë fituar drejtësinë në gjykatë”, çka do të thotë që sjellë pasoja “në miliona e miliona Euro për arkën e shtetit, për paratë e taksapaguesve shqiptarë”, shprehet Halimi.
Ish-ministri i Drejtësisë i bën thirrje qeverisë që të zbatojë "pikë për pikë" ligjin për Nëpunësit Civil.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com