TIRANE - Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar sot se "vetëm tërheqja e Aktitit Normativ për Ligjin e Nëpunësit Civil dhe hartimi i akteve nënligjore me pjesëmarrjen e opozitës mund të zgjidhë situatën e ndërlikuar politike.

Në një prononcim për tv "A1Report!", Halimi tha: "Ne gjykojmë që ligji duhet të hyjë në fuqi në datën 1 tetor dhe të zbatohet konsensusi politik i arritur në 30 maj të këtij viti.

Nëse duan ndihmë për të hartuar aktet nënligjore patjetër brenda një jave, ne, bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian e kushdo qoftë tjetër të ulemi e t'i bëjmë, se çfarë është të bësh 20 akte, kur ne miratojmë njëmijë akte në vit. Në qoftë nuk i miratojnë dot ata, nuk i bëjnë dot hyzmet punës që kanë marrë përsipër, ka të tjërë që e bëjnë e ua çojnë gati aktet për dy javë."

Sipas Halimit, ky akt shkel Kushtetutën e vendit, mbi të gjitha kur zhbëhet një ligj me tre të pestat. Ai shtoi se "Akti i Kryeministrit për të anulluar një ligj me tre te pestat është një akt në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, sepse vetë Kushtetuta në nenin 83 nuk lejon as Parlamentin - që të miratojë një ligj me procedurë të përshpejtuar kur bëhet fjalë për një ligj me tre të pestat - dhe jo më Kryeministrin e vendit, me aktin normativ.  Ligjet që janë me tre të pestat nuk mund të zhbëhen me akte normative.

Por, sipas juristit Sokol Hazizaj, vendimi i mazhorancës për ta vonuar zbatimin e ligjit me akt normativ, është legal. Hazizaj shprehet se do të ishte më pozitiv, ndryshimi i ligjit për administratën, me amendament.

Ai tha se "Akti Normativ i prodhuar nga Këshilli i Ministrave ka kaluar në Kuvend; ka forcën e ligjit dhe nuk është i parëndësishëm fakti që ai do të kalojë me të njejtin kuorum kuvendor, ashtu sië ka kaluar ligji me shumicë të cilësuar.

Do të ishte më mirë zgjedhja e një rruge ligjore dhe konstitucionale. Këshilli i Ministrave sot i kishte të gjitha mundësitë që duke mos patur mundësi të prodhonte aktet nënligjore për arsye të ndryshme të rifuste në debatin kuvendor disa amendime apo ndryshime të ligjit, ç'ka kanë të bëjnë me statusin e Nëpunësit Civil.

Ajo që kam konstatuar unë është se Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil është kaluar nxitimthi e shumë dispozita të tij duhen riparuar,"- nënvizoi Haizaj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 


Gjatë kësaj të premteje, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin ilirian celibashi eshte shprehur në rrjetin social facebook pas një takimi me ministren e integrimit klajda gjosha dhe me kryetarin e pdi shpetim idrizi se gjate kesaj bisede eshte theksuar nevoja pёr gjithёpёrfshirje dhe konsensus pёr kёtё Akt themeltar pёr ndёrtimin e njё administrate publike tё barazlarguar nga interesat politike dhe mbetemi optimistё pёr bashkёpunimin e faktorёve tё opozitёs nё diskutimin e Aktit nё Kuvend.