SHKUP- Iljaz Halimi, kandidati i vetëm shqiptar për president i Partisë Demokratike Shqiptare në një lidhje telefonike me “A1 Report” nga Shkupi, u shpreh se partia tjetër shqiptare, BDI që kërkonte bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, ushtron presione ndaj zgjedhësve shqiptarë të mos votojnë.
Shantazhet dhe presionet sipas Halimit bëhen nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet mesazheve dhe mjeteve të tjera, ku u thuhet se nëse dalin të votojnë do të humbin vendin e punës. Ai konfirmoi se përveç presioneve, situata e zgjedhjeve është e qetë dhe pa incidente.
“Raundi shkon mirë, nuk ka prbleme. Dalja e votuesve nuk ka qenë e madhe. Megjithatë, deri në orën 19:00 kanë mundësi të dalin dhe të votojnë të gjithë ata që duan, pavarsisht presionit, shantazheve dhe frikës që ushtrohet në Bashkimi Deomkrat i Integrimit, që ata që do të dalin do të humbuin vendin e punës”, tha Halimi në një lidhje direkte me ‘A1 Report’ nga Shkupi.
Pavarsisht se nuk ka fluks votuesish nga ana e shqiptarëve, kandidati i vetëm shqiptar, shprehet se pritshmërit e tij janë pozitive dhe në vijim pret të rritet numri i zgjedhësve shqiptarë “në këtë mënyrë besoj se do të jem favorit gjatë zgjedhjevet presidenciale të raundit të parë.”
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com