Si do të funksionojë gjykata adminitrative ? Kur do të nisë ajo punën e saj ?
Projektligji për krijimin e Gjykatës Administartive kaloi të enjten në Komisionin e Ligjeve,une falenderova dhe opozitën edhe pse me një vonesë të gjatë.Kjo u arrit mbas një punë shumë serioze të bërë nga Komisioni i ligjeve. Projektligji ka ardhur në formën e duhur për t’u miratuar në seancën plenare në parlament dhe shpresoj që në seancën e radhës që do të zhvillohet në tre maj do të kalojë në votim.
Sipas parashikimeve ligjore dhe asaj që u diskutua në komisionin e ligjeve e sipas draftit që do të shkojë në seancë plenare pritet që të krijohen 6 gjykata të nivelit të parë, nje gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ. Ka dy momente për fillimin e punës së gjykatave administrative, e para është hyrja në fuqi e ligjit dhe momenti i dytë është momenti kur do të fillojë të funksionojë gjykata administrative.
Është parashikuar që kjo do të bëhet me dekret të Presidentit dhe me propozim të Ministrit të Drejtësisë, i cili do të shikojë dhe do të marrë përsipër edhe zgjidhjen e infrastrukturës se ku do të vendoset kjo gjykatë. Gjykata administrative e Tiranës është në proces tenderimi nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe sipas parashikimeve pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ për Tiranën. Ndërkohë që do të rishikohet edhe vendosja e 5 gjykatave të tjera në hapësirat përkatëse, dhe unë gjykoj ashtu sic deklarova dhe në Komisionin e Ligjeve që fillimi i vitit të ardhshëm Janari apo Shkurti të saktësojë edhe procedurën e fillimit të funksionimit të Gjykatave administrative . Por kjo është pjesa e infrasturukturës.
Përzgjedhja e gjyqtarëve si do të bëhet ?
Po gjatë kësaj periudhe nga hyrja në fuqi e ligjit e deri në fillimin e punës së Gjykatës Administrative ka edhe një sërë procedurash të tjera që janë përzgjedhja e gjyqtarëve. Opozita kërkoi që gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit ti nënshtrohen një provimi, një testimi.
Pas testimit Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke marrë parasysh edhe disa kritere të tjera si cilësitë morale etj, të kishin mundësi të bënin emërimin e këtyre gjyqtarëve në Gjykatën Administrative.
Patëm diskutime në lidhje me këtë cështje nëse duhet bërë apo sduhet bërë provimi i këtyre gjyqtarëve, ne pranuam versionin e opozitës që gjyqtarët të futeshin në provim pasi ishte kusht i opozitës ky ndërkohë që kërkuam që nëse do të kishte provim të mos kishte asnjë kriter tjetër subjektiv dhe opozita e pranoi këtë fakt dhe drafti që kalon në parlament ka të bejë me krijimin e trupës gjyqësore të Gjykatës Administrative e cila do të jetë nga gjyqtarë që janë aktualisht në detyrë, pra nuk do të ketë prurje të reja nga gjyqësori apo jashtë gjyqësorit por do të jenë gjyqtarët që janë aktualisht të cilët do të shprehin dëshirën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Administrative do t’i nënshtrohen një provimi dhe vetëm në bazë të vlerësimit të provimit ata do të marrin emërimin. Ky ishte konsensusi që u arrit në Komisionin e ligjeve.
I gjithë ky proces gjatë këtyre muajve do ti shërbejë hapjes së gjykatave administrative, fillimit të funksionimit të tyre që unë besoj se do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm rreth muajit janar të 2013.
Sigurisht jemi pak të vonuar në proces sepse 2 vjet opozita nuk pranoi të ulej për të diskutuar dhe ajo që është më problematikja është cështja që ne kemi humbur 17 milionë dollarë nga USAID për ndërtimin e këtyre gjykatave.
Këto gjykata do të bëhen me paratë e taksapaguesve shqiptar sepse 17 mln dollarë u dogjën pa asnjë arsye, që kishin të bënin me ndërtimin e tyre, trajnimin e gjyqtarëve që për të vetmen arsye se nuk u ulëm që para dy vjetësh që ta diskutonim, tre vjetëve më saktë.
Po të kishim diskutuar sigurisht nuk do të harxhonim lekët e taksapaguesve shqiptar për të ndërtuar gjykatat sepse ishin fondet e USAID. Fondet e USAID janë djegur kështu që do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Sa do të jetë numri i gjyqtarëve për gjykatë ?
Së bashku me misionin Euralius filluam një studim për të parë se sa duhet të jetë numri i gjyqatarëve në cdo gjykatë nga viti 2011 kur e filluam deri në vitin 2020.
Një studim për të parë sa duhet të kemi për secilin vit, sa gjyqtarë duhet të furnizojmë nga Shkolla e Magjistraturës vit pas viti dhe për të bërë rialokimin e numrit të gjyqtarëve.
Ky studim ka përfunduar para dy tre muajve dhe do të bëhet publik nëpërmjet urdhrave të ministrit duke i propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit miratimin e numrit të tyre.
Afërsisht nga ato pjesë të raportit dhe studimit që janë kryer nga Euralius parashikohet që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të ketë një numër 14 - 18 gjyqtarë; Gjykata e Shkallës së Dytë e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë dhe pastaj është një studimi i Euralius-it, i cili do të përfundojë sot lidhur me numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ,numri i gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë Administrative si dhe do të bëhet i ditur ditën e hënë në Komisionin e ligjeve dhe kjo do të kalojë në pakete edhe për Gjykatën Administrative dhe për Gjykatën e Lartë ky është një proces i rëndësishëm dhe i mirë menaxhuar nga të gjitha palët pasi kemi patur dhe një konsulencë jashtëzakonisht profesioniste sic janë ekspertët e BE-së. BE ka patur rol të rëndësishëm dhe kyc gjatë gjithë procesit.
(jd/acbnews/shqiptarja.com)