Halimi: Gjyqtarët, bandë
kriminale? E papranueshme
Ministri i Drejtësisë i quajti të “papranueshme” deklaratat e kryesocialistit Edi Rama, të bëra pak ditë më parë në qytetin e Sarandës. “ Është e papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale. Rama të kërkojë falje, bllokoi ligjet me 3/5”- ka thënë Ministri i Drejtësisë sot paradite, i pranishëm në konferencën për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Eduar Halimi i quajti të “papranueshme” deklaratat e kryesocialistit Edi Rama, të bëra pak ditë më parë në qytetin e Sarandës. Gjatë promovimit të librit “Kurban”, pak ditë më parë Rama i quajti gjyqtarët “bandë kriminale,” të cilët po lejonin shkatërrimin e Sarandës me ndërtime pa leje.
"Të adresosh kritika nga mëngjesi deri në darkë dhe të quash të gjithë gjyqtarët e një gjykate bandë kriminale e organizur nuk i bën mirë sistemit, sepse e para duhet të kërkosh falje që vite e vite ke penguar reformimin e sistemit duke urdhëruar mosmiratimin e ligjeve me 3/5. E dyta dallimi mes te mirës dhe të keqes, mes të ndershmes dhe të koruptuarve është shumë i rëndesishëm dhe deçiziv në çdo betejë në çdo luftë, në çdo sistem në çdo reformë. Sinjali më i mirë që mund të leshojë opozita për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë është kontributi i saj në reformë për drejtësi - ka thënë Halimi sot paradite, i pranishëm në konferencën për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.
Halimi ka bërë thirrje për inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm ndërsa theksoi se "reforma e shërbimit të provës ngelet një nga reformat më të rendësishme të Ministrisë së Drejtësisë”. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë dhe kreu i i Delegacionit të BE në Shqipëri z. Etore Sequi, Kreu i Prezencës së
OSBE në Shqipëri Ambasadori Eugen Volfarth dhe përfaqësues nga UNICEF.
Aktualisht Shërbimi i Provës ka në kujdesin e tij 3500 persona, të proceduar nga sistemi i drejtesisë per vepra te lehta penale. Ky institucion i rëndësishëm në sistemin e drejtesisë, është në funksion që prej dy vjetësh.
DEKLARATA E RAMES NE SARANDE"Kryetari i Bashkisë së Sarandës ka marrë shuplaka nga një gjykatë e mirëfilltë kriminale. Është bandë e mirëfilltë kriminale. Një organizatë mafioze me qëllim fitimi, që operon me vendime që janë turp i turpit të çdo drejtësie, dhe të çdo shkolle apo klase, ku këta dallkaukë kanë marrë aq mësime sa kanë marrë për drejtësinë. Tomat dhe Sashenkat edhe këtu në Sarandë veprojnë me të njëjtin brutalitet. Ky sistem drejtësie po denigron dhe shkatërron trupin fizik të Shqipërisë dhe trupin moral të shoqërisë tonë”
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56