Halimi: Hyn në fuqi paketa më
e ashpër penale në 20 vjet

Halimi: Hyn në fuqi paketa më<br />e ashpër penale në 20 vjet
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka prezantuar paketën e re penale. Kjo paketë e cila hyn tashmë në fuqi, është cilësuar si më e ashpra në 20 vjet.
 
Në një konferencë për shtyp, kreu i dikasterit të Drejtësisë tha se dënimet do të jenë të ashpra sidomos në rastet e gjakmarrjes, dhunës në familje, ndaj gruas apo fëmijëve, si dhe rastet e armëmbajtjeve pa leje.
 
“Kushdo që vret nga nesër për gjakmarrje, dënimi është nga 30 vjet deri në të përjetshëm. Por edhe dhuna ndaj gruas nuk do jetë më i ulët se 20 vite deri në të përjetshëm. As avokati, as gjyqtari, as prokurori s’do të lejojnë një dënim më të ulët se ai që parashikon ligji. Po kështu, edhe dënimet do të jenë të ashpra për dhunën ndaj fëmijëve, mbi 20 vjet, si dhe ndaj përdorimit të lëndëve plasëse”, theksoi Halimi.
 
Po kështu edhe “kush mban armë pa leje nuk do të dënohet më pak se 7 vjet”.
 
Sipas kreut të Ministrisë së Drejtësisë, “kjo paketë synon të rrisë sigurinë e jetës së qytetarëve, të reduktojë fenomenit e gjakmarrjes dhe të dhunës në familje”.

Këto ndryshime u miratuan muajin e kaluar në Parlament ku opozita dha konsensusin e saj për votimin me shumicë të ndryshimeve në ligj, edhe pse anëtarët e grupit të punës nga Partia Socialiste u shprehën se rritja e dënimeve nuk mund të zgjidhë problemin e sigurisë publike me të cilën qytetarët përballen çdo ditë.
 
HALIMI: GJYKATA ADMINISTRATIVE, FUNKSIONALE NGA 1 TETORI
 
Gjykata admninistrative do fillojë funksionimin e saj në 1 tetor të këtij viti. Kështu ka theksuar Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë konferencës për shqyp. Por sipas Halimit, duhet krijuar infrastruktura e përshtatshme për mirëfunksionimin e kësaj gjykate.
 
“KLD dhe qeveria duhet të bëjnë gati kohë më përpara infrastrukturën dhe strukturën e nevojshme për funksionimin e kësaj gjykate. Do të ketë edhe një process të zgjedhjes së anëtarëve, gjatë muajve shtator, tetor”, u shpreh Halimi.
 
HALIMI: DO VIJOJME REFORMAT NE DREJTESI
 
Ministri i Drejtësisë ka përsëritur nevojën e vijimit të reformave në sektorin e drejtësisë. Halimi thekson se një rëndësi të madhe paraqet reformimi i Kodit të Procedurës Penale.
 
“Reformat në Ministrinë e Drejtësisë janë një proces që nuk ndalen. Do të punohet intensivisht, bashkë me ekspertë, si dhe do të bëhet publik drafti për konsultim me publikun për reformat më të rëndësishme. Nevojitet që hetimi penal të jenë më i shpejtë dhe më efikas. Kodi i Procedures Penale duhet të reformohet” theksoi kreu I dikasterit të Drejtësisë.
 
Sipas Halimit, “ky process tashmë ka filluar, por has vështirësi, pasi ka komplikacionet e veta”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim