TIRANE- Një ditë pas vrasjes së kryekomisar Lamajt ministri i Drejtësisë Eduard Halimi paralajmëron se më 11 mars do të prezantojë paketën më të ashpër të drejtësisë ku kriminelët që qëllojnë mbi policinë nuk duhet të dënohen më pak se 38 vjet burgim.

“Sërish një krim i rëndë, i ndodhur mbrëmë. Krimi goditi sërish duke vrarë një komisar policie, e duke goditur në fakt gjithë policinë. Ata që qëlluan mbi komisar Lamajn, dhe të gjithë ata që guxojnë të qëllojnë mbi policinë nuk duhet të dënohen më pak se 38 vjet burgim. Në datën 11 mars, ne do prezantojmë paketën më të ashpër të drejtësisë kriminale penale në këto 20 vjet. Ne duhet ta mbështesim më shumë se kurrë sot policinë,” shkruan Halimi në Facebook.

(sg/shqiptarjac.com)