Halimi: Kushtetuesja ndaloi Ramën
të përgjojë qytetarët me IMEI

Halimi: Kushtetuesja ndaloi Ramën<br />të përgjojë qytetarët me IMEI
Selia blu ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëron pezullimin e regjistrimit të IMEIT të aparatit celular. Deputeti i PD-së Eduart Halimi  tha se vendimi i Gjykatës Kushtetutese ndaloi Edi Ramën të ndërhyje në jetën dhe komunikimet private të qytetarëve shqiptarë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetutese ndaloi Edi Ramën që të kontrollonte faceboouk-un e secilit, whatsapp-in, viberi-in, bbm-in aplikacione dhe programe që kryhen nga pjesa më e madhe e komunikimit mes shqiptarëve .Vendimi për të përgjuar komunikimet elektronike dhe korrespodencën personale të gjithkujt ishte antikushtetues dhe antieuropian pasi cenon hapur të drejtën kushtetuese për mbrojtjen e jetës private dhe të dhënave personale. Shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikes, Konventen e EDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë së dates 8 prill 2014”, tha deputeti i PD-së.

Sipas PD-së marrja e të dhënave personale të abonentëve të celularëve është një dhunë qeveritare që nuk  duhej të zbatohej për asnjë ditë.

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimet e tjera të kësaj gjykate, të cilat janë të detyrueshme, janë të panegociueshme.

“Zbatimi i vendimit të gjykatave ka të bëjë me themelin e demokracisë, dhe kjo është një betejë që Partia Demokratike do ta bëjë çdo ditë, pa u lodhur, në emër të interesave të vendit”, deklaroi Halimi.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën