Halimi: Ligji për KLD, synohet
kapja e sistemit të drejtësisë

Halimi: Ligji për KLD, synohet<br />kapja e sistemit të drejtësisë
TIRANE- Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën kushtetuese tre ligjet për ndryshimet në KLD, Gjykatën Administrative dhe Shkollën e Magjistraturës, duke kërkuar pezullimin e tyre. Po ditën e sotme edhe Presidenti Nishani dërgoi në Kushtetuese ligjin për ndryshimet në KLD. Sipas Partisë Demokratike, kjo paketë ligjesh kërkon t’i heqë kompetenca Presidentit duke ia kaluar Kryeministrit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se me këto ligje synohet të kapet politikisht sistemi i drejtësisë.
 
“Ligji për KLD synon hapur kapjen politike të sistemit të drejtësisë, duke ndryshuar anëtarët e KLD pa shkak dhe pa përfunduar mandatin e tyre kushtetues., se dyti duke i kërkuar presidentit të zgjedhë nënkryetarin e KLD nga lista e kryeministrit,. I maerr kështu këtë kompetencë presidentit. Është ligj antikushtetues, pasi vendos kompetenca kryeministrore për të zgjedhur anëtarët e KLD. 3 ligjet prekin parimet e ndarjes së pushteteve. Ligji për gjykatën administrative është antikushtetues. Ligji për shkollën e magjistraturës synon ndryshimin e drejtimit të kësaj shkolle, marrje e kompetencës presidenciale nga ana e kryeministrit, për emërtimin e drejtuesit të kësaj shkolle. Kjo është një paketë ligjesh e cila është hartuar në mungesë të plotë transparence dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Sot kërkuar para gjykatës kushtetuese që këto ligje të pezullohen në mënyrë të menjëhershme, duke iu dërguar komisionit të Venecias”, tha Halimi.

 PDF - KERKESA NE GJK PER LIGJIN E GJA

PDF - KERKESE GJK PER LIGJIN E SHM

PDF - KERKESE GJK PER LIGJIN E KLD

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion